Propozohet ministre e Shëndetësisë, Spahiu: Mirënjohëse Ramës për besimin, gati për të çuar përpara çdo angazhim
Deputetja e PS, Klodiana Spahiu, ka reaguar pas propozimit për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Spahiu falënderoi kryeministrin Edi Rama për besimin, si dhe profesoreshën Evis Sala për punën dhe kontributin e saj në ministri. Ajo u shprehu mirënjohjen edhe të gjithë qytetarëve që e kanë uruar përmes mesazheve. “Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim. FALEMINDERIT NGA ZEMRA!”, shkruan Spahiu.
Postimi i plotë
Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.
Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.
Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë.
Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm:
FALEMINDERIT NGA ZEMRA!
KOHA JONË SONDAZH

