Qytetari i sëmurë në zyrën e ministres, Spahiu: Prania Besnike nuk është veç fjalë, rasti është referuar për ndjekje në Turqi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit Albi Sula, për të cilin janë ngritur publikisht pretendime nga opozita se nuk është pritur nga institucionet.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahiu deklaron se e ka pritur personalisht Sulën në zyrën e saj, së bashku me nënën e tij, ku sipas ministres është diskutuar problematika shëndetësore dhe trajtimi i tij. “Qytetari në foto është Albi Sula. Së bashku me nënën e tij, e prita dje personalisht në zyrën time”, shkruan Spahiu.

Ministrja thotë se gjatë takimit është diskutuar ndjekja e rastit nga strukturat shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe hapat e mëtejshëm për trajtimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spahiu sqaron gjithashtu se Sula është trajtuar dhe ndjekur nga mjekët e Spitalit Onkologjik në QSUT, ndërsa rasti, sipas saj, është referuar për ndjekje të mëtejshme në Turqi, në përputhje me procedurat administrative dhe kontratën me spitalin përkatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Qytetari në foto është Albi Sula. Së bashku me nënën e tij, e prita dje personalisht në zyrën time. E dëgjova me vëmendje për problematikën e tij shëndetësore dhe rrugëtimin e vështirë të trajtimit. Sqaruam hap pas hapi ndjekjen e rastit nga strukturat shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si edhe hapat që do të vijojnë. Përballë disa pretendimeve të bëra publikisht nga opozita, faktet janë të qarta:

• Qytetari për të cilin pretendohet se nuk është pritur, ka qenë dje në zyrën time, përballë meje dhe nënës së tij.
• Ai është trajtuar dhe ndjekur nga mjekët e Spitalit Onkologjik në QSUT, sipas nevojave dhe protokolleve mjekësore.
• Në zbatim të procedurave administrative dhe kontratës me spitalin përkatës, rasti i tij është referuar për ndjekje të mëtejshme në Turqi.
Të bësh politikë është legjitime. Të kritikosh është e drejtë. Por një problem shëndetësor nuk duhet të kthehet në mjet për të ndërtuar një akuzë që nuk përputhet me faktet.

Për mua, përpara çdo debati politik është qytetari dhe halli i tij. Dyert e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale janë dhe do të mbeten të hapura. Për të dëgjuar, për të sqaruar dhe, aty ku është e mundur, për të gjetur zgjidhje. Sepse PraniBesnike nuk është slogan. Është përgjegjësi ndaj qytetarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?