FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi kombëtar i mbështetjes së qeverisë për bizneset e vogla dhe të mesme në rrugën e 35 vjetëve ekonomi tregu, nis zbatimin. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se është gati që ndihma financiare përmes kësaj nisme të shkojë deri në 1 miliard euro.

Në këtë kohë që po jetojmë, sa më pozitive të jenë shifrat për ekonominë, aq më shumë acarohen njerëzit. Sa herë të thuash se bizneset janë shtuar, do të përballesh vetëm me të kundërtën e efektit që zakonisht sjell një lajm i mirë. Unë, për veten time, kam krijuar bindjen se kjo është një shenjë shumë domethënëse e zhvillimit.

Kjo nuk është shenjë e një shoqërie që nuk e sheh progresin, por e një shoqërie që kërkon shumë më tepër progres, e do atë tani dhe nuk do t’ia dijë se nga vjen. Brezat që e vlerësonin shumë rrugën për t’i arritur gjërat kanë ndryshuar plotësisht. Gjithnjë e më pak njerëzve u intereson se ku kemi qenë. Gjithnjë e më shumë, referimi te rruga e bërë i acaron njerëzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suksesi i të tjerëve është një arsye për të kërkuar sukses edhe për vete dhe çdo dallim me të tjerët është një arsye për t’u acaruar, kur rruga të thotë se duhet bërë durim. Prandaj kjo nismë është shumë e rëndësishme. Njerëzit kërkojnë mundësi të reja, të cilat kanë të drejtë t’i kërkojnë nga qeveria. Raportin e besimit e krijojnë pritshmëritë, jo vetëm arritjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritshmëritë diktojnë të përditshmen e njerëzve. Ne kemi detyrë t’i adresojmë pritshmëritë në fushën e punës dhe të sipërmarrjes me më shumë instrumente, si kjo nismë. Guvernatori është një pozicion që barazohet me Papën dhe askush nuk bën protestë para Vatikanit, por ne jemi gati të shkojmë deri në 1 miliard euro mbështetje.

Guvernatori e ka thënë se, nëse do të jetë e nevojshme, do të shtojmë edhe më shumë fonde. Jemi gati të shkojmë në 1 miliard euro mbështetje për biznesin e vogël dhe të mesëm, për këdo që kërkon mbështetje financiare. Ama duhet një plan biznesi dhe këtë do ta miratojë banka.

Nuk janë para që do të merren thjesht te sporteli. Për të gjithë ata që kanë një plan, ne ofrojmë asistencë që t’i ndihmojmë t’i bëjnë planet e tyre të besueshme për bankat. Kush ka një plan, të shkojë, të aplikojë dhe të marrë financimin, deri në 2 milionë euro, me norma interesi 2–3%,” u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?