FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama njofton për një tjetër shkolle të re në Kamëz: “Sulejman Elezi” gati për 520 nxënës sezonin e ardhshëm

Një tjetër institucion arsimor i shtohet infrastrukturës shkollore në vend, duke ofruar kushte moderne dhe dinjitoze për brezin e ri.
Përmes një fotogalerie të publikuar në rrjetet e tij sociale mëngjesin e kësaj të diele, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ambientet e përfunduara të shkollës së re “Sulejman Elezi” në Kamëz.

Ky objekt i ri arsimor do të hapë dyert në sezonin e ri shkollor, duke mirëpritur 520 nxënës dhe staf pedagogjik në hapsira të rindërtuara sipas standardeve më të mira.
“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e re “Sulejman Elezi” në Kamëz, e cila në sezonin e ri do të presë 520 nxënës me kushte dinjitoze, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij.
Pamjet e ndara nga Kryeministri tregojnë një ndryshim rrënjësor të infrastrukturës, klasa moderne dhe të ndriçuara mirë.
Laboratorë dhe dhomëza ndihmëse të pajisura për zhvillimin e procesit mësimor me standarde bashkëkohore.
Terrene sportive dhe hapsira të jashtme të sistemuara për aktivitetet fizike dhe rekreative të nxënësve.
Investimi në shkollën “Sulejman Elezi” vjen si pjesë e programit kombëtar për rilindjen e infrastrukturës arsimore, duke synuar jo vetëm eliminimin e mësimit me dy ndërrime, por edhe krijimin e mjediseve komode që nxisin performancën e nxënësve dhe lehtësojnë punën e mësuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

AV

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?