FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit: David Nikolli nuk ka qenë i punësuar në administratën shtetërore

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit reagoi sot ndaj deklaratave publike të sportistit David Nikolli, duke i cilësuar të pavërteta pretendimet e tij se i është hequr një vend pune në shtet.

Në një deklaratë për shtyp, ministria theksoi se Nikolli nuk ka qenë dhe nuk është i punësuar në asnjë institucion të administratës shtetërore apo ent publik në Republikën e Shqipërisë, ndaj pretendimi për largim nga puna nuk mbështetet në asnjë fakt apo akt administrativ.

Sipas MTKS, sportisti prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij profesional në Itali, çka përjashton mundësinë e një marrëdhënieje pune shtetërore në Shqipëri.

Ministria bëri të ditur se Nikolli ka përfituar mbështetje financiare në kuadër të statusit të sportistit të nivelit të lartë, përfshirë trajtim ushqimor dhe shpërblime sportive gjatë viteve 2024-2026, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me raportin e tij me Klubin Sportiv Partizani, MTKS sqaroi se sportisti nuk është përjashtuar nga aktiviteti sportiv. Sipas saj, klubi i ka ofruar vijimin e bashkëpunimit në kuadër të strukturës së re organizative, përmes lidhjes së një kontrate si sportist i klubit, duke i kërkuar paraqitjen e një kërkese zyrtare për shqyrtim nga organet drejtuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria u ndal edhe te çështja e përfitimeve financiare shtesë, duke theksuar se legjislacioni sportiv parashikon jo vetëm të drejta, por edhe detyrime për sportistët e nivelit të lartë, përfshirë respektimin e rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare antidoping.

Sipas verifikimeve administrative të kryera deri tani, ministria deklaron se nuk rezulton që Nikolli të jetë pjesë e sistemit kombëtar të regjistrimit antidoping apo të ketë dokumentuar kryerjen e kontrolleve antidoping sipas procedurave të përcaktuara në kuadrin rregullator.

Për këtë arsye, MTKS vlerëson se çdo kërkesë për përfitime apo shpërblime shtesë duhet të shqyrtohet në funksion të përmbushjes së plotë të kritereve dhe detyrimeve ligjore.

Ministria ritheksoi angazhimin për zbatimin e legjislacionit sportiv, trajtimin e barabartë të sportistëve dhe mbështetjen e tyre mbi bazën e dokumentacionit zyrtar dhe procedurave ligjore, ndërsa ftoi të gjitha palët që debatin publik ta mbështesin në fakte të verifikueshme dhe transparencë.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 12980 (68.3%)
Jo 4711 (24.8%)
Nuk e di 1314 (6.9%)

Vota totale: 19005