FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sa mandate marrin partitë deri tani?

Numërimi i votave po vijon me një hap të shpejtë teksa deri më tani janë numëruar zyrtarisht 1791 kuti votimi nga 5362. (ora 09.00)

Në bazë të rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve, udhëheq PS me 49,55% e ndjekur nga PD me 28,39% dhe LSI me 15,16% të votave.

Ajo që bie në sy menjëherë është fakti se Partia Demokratike ka një rrudhje të ndjeshme të votave në rang kombëtar, në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritje të ndjeshme ka korrur Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila pritet të marrë shumë më tepër deputetë sesa në legjislaturën e shkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga numërimi i deritanishëm Partia Për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka humbur një mandat, i cili është “vjedhur” nga PS.

Nga numërimi i deritanishëm, dhe sipas projeksioneve rezulton se mandatet ndahen si më poshtë vijon:

PS – 76 mandate

PD – 41 mandate

LSI – 20 mandate

PDIU – 2 mandate

PSD – 1 mandat

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?