FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salianji godet sërish Berishën: Ndryshimi nuk vjen me një lider 36 vjet në krye të PD

Në kuadrin e luftës brenda PD, që po zhvillohet sidomos mes Berishës dhe Salianjit, sot ishte sulmi i radhës.

Ervin Salianji ka shfrytëzuar Ditën e Evropës për të dërguar një mesazh kritik ndaj situatës në Partia Demokratike e Shqipërisë, duke vlerësuar se ndryshimi i kërkuar nga qytetarët nuk mund të arrihet me drejtimin aktual të opozitës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji u shpreh se 9 Maji përfaqëson një thirrje për transformim politik dhe institucional, por shtoi se PD nuk mund të përmbushë pritshmëritë e shoqërisë “me të njëjtin lider prej 36 vitesh”, duke iu referuar drejtimit të kësaj partie nga Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se, mungesa e standardeve demokratike brenda partisë pengon edhe aftësinë e saj për të qenë një alternativë fituese në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Salianji u shpreh gjithashtu se Shqipëria ka nevojë për një “frymë të re” dhe një brez të ri politik që e shndërron procesin e integrimit europian në realitet, duke e cilësuar ndryshimin si një “detyrim europian”.

“Ndryshimi nuk është vetëm një nevojë, por një detyrim europian. Vetëm kështu PD bëhet fituese”, përfundoi ai në reagimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?