FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shehaj përjashtohet nga seanca, 84 vota pro për Amnistinë Penale. Rama voton në Kuvend, opozita bojkoton seancën

Me rinisjen e seancës pleanre, kreu i partisë ”Mundësia”, deputeti Agron Shehaj u përjashtua nga Kuvendi, edhe pse vijon të jetë në sallë, duke lëshuar akuza për qeverinë. Ai nuk lejoi zhvillimin e procesit të votimit, ndërsa në sallë ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, të cilit i kërkoi dorëheqjen. Në sallë mungon edhe opozita, duke lënë bosh karriget që fituan nga vota e popullit.

”Vazhdoni në oborr me Tik-Tok-un tuaj. Te lulishtja”, i tha Peleshi-Shehajt ndërsa i njoftoi përjashtimin. Në këtë seancë u miratua me 84 vota pro projektligji për dhënien e Amnistisë Penale. 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. 869 persona do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.

Nga amnistia do të përfitojnë burrat që deri më 31 maj 2026 janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose u ka mbetur pa shlyer 3 vite, apo gratë që janë dënuar apo u ka mbetur pa shlyer 4 vite burg deri më 31 maj do të lirohen menjëherë. Opozita e cila nuk lejoi zhvillimin normal të seancës duke mbajtur të bllokuar për gati 4 orë foltoren, nuk është e pranishme në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?