Shehi: Shqipëria e re nis me ndryshimin e Kushtetutës, protestat të kthehen në lëvizje politike. Rama nuk largohet vetë
Këtë të mërkurë në ”Koha Jonë-Debat” përballë Nikoll Lesit është politikani Dashamir Shehi, i cili thotë se Shqipëria ka nevojë për një trajektore të re politike, të bazuar te institucionet e reja, autonomia lokale dhe reforma në sistemin zgjedhor. Duke komentuar protestat që po ndodhin si në Shqipëri dhe jashtë në Diasporë nga shqiptarët, ai tha se një lëvizje e re politike do të hartojë një dokument programor që do të përcaktojë drejtimin e ri të vendit. Gjatë intervistës, Shehi u shpreh edhe se ndryshimet politike duhet të vijnë përmes bindjes së shumicës së qytetarëve dhe jo përmes dhunës, duke e cilësuar këtë si revolucionin modern. Ai theksoi se presioni qytetar dhe protestat mund të çojnë në ndryshime politike, ndërsa vlerësoi se kryeministri Edi Rama mbetet i favorizuar nga sistemi aktual zgjedhor. Shehi kërkoi rikthimin e autonomisë lokale, duke argumentuar se komunitetet duhet të kenë më shumë kompetenca në vendimmarrje për shërbimet publike, territorin dhe zhvillimin lokal.
Pjesë nga debati
Shehi: Do bëjmë një Shqipëri të re. Tashi ç’do me thënë Shqipëria e re? Se nuk është abstrakt kjo. S’do ndryshojmë as malin e Dajit dhe as lumin e Vjosës. Kupton? Shqipëria e re domethënë institucione të reja, frymë e re politike, raporti i ri me shtetin. Atëherë do fillojmë çfarë do ndryshojmë nga Kushtetuta. Fillon pra se gjithsesi, propozohet ndryshimi i kushtetutës e defekton këtu këtu dy pika. Sistemin zgjedhor se nga sistemi zgjedhor prodhohen sistemet politike. Si do vazhdojnë këto? Do hyhet atje që listën e bën Edi Rama, Sali Berisha. Një që Gjirokastra ka tre deputetë, dhe Tirana 43. Kështu do hyjmë me këtë ligj? Që i përjashton të tjerët sepse Qako u bën një provë atje për herën tjetër. Partitë e reja morën gati 150, 200.000 vota. Katër deputetë kanë në parlament. Nga fillon rregulli në politik? Nga ligji zgjedhor. Ligji zgjedhor do ndryshojmë. Është debati për çështjet e ligjit për administrimin e territorit. Bën një propozim edhe ti do ta bëjmë reformën, por jo këtë. Reforma duhet të ketë një emër autonomia lokale. Jo reforma për shpërndarjen territoriale, jo për administratën lokale. Këto janë aksesorët e mentalitetit politik. Esenca është autonomia lokale, që do të thotë që populli atje në njësinë e vetë në komuniteteve i merr shumicën e vendimeve vetë. Kush mbi territorin, mbi ujin e pijshëm, mbi shërbimet sociale, mbi shërbimet shkollore, shëndetësore. Këtu s’ka më autonomi lokale. Këtu e vendos çdo gjë qeveria qëndrore. Ta rikthejmë këtë koncept. Iku, këto janë koncepte bazë të shtetit. Apo thuash Shqipëri e re, do themi ca gjëra. Pastaj çfarë do të bëjmë që janë imediate politike? Do të themi që këto tre-katër ligje mbi të cilat ka abuzuar qeveria, mbi të cilat shpeshherë abuzohet në mënyrë mediatike se s’ka kurrëfarë transparence, por këto projekte strategjike do i bllokojmë. Jo se jemi kundër projekteve strategjike, po kur të bëhet strategjike për atë punë qeveria e diskuton rast mbas rasti bëhet me transparencë, jo mbrapa një ligji kupto ti mbrapa një gisht fshihet një mali i tërë.
Lesi: Pra zoti Shehi, kjo lëvizje do të prodhojë një dokument politik?
Shehi: Do të prodhojë dokument politik, i cili si me thënë përfaqëson trajektoren e re politike të Shqipërisë. Në qoftë se s’e përdon ne po të vijmë mbrapa. Po për ç po vijmë mbrapa kupton? Po mos që njerëz fillojnë e lodhin. Po t’i shohësh ti fillon e bën vapa, sporti po, ditët në protestë po. Do prodhosh një lidership do prodhosh një dokument politik.
Lesi: Dhe këtë dokument politik, ja paraqet publikut dhe partinëve politike dhe shkohet në zgjedhje për të fituar votat, se po nuk pate vota, po nuk pate përfaqësim parlament nuk i ndryshon dot sistemin politik.
Shehi: Këta thonë revolucion. Çdo me thënë revolucion në kohë moderne për mendimin tim revolucion nuk domethënë më që ne marrim bajonetën. Jo. Revolucioni në kohë moderne do të thotë që unë bind shumicën e popullsisë shqiptare që këto që po themi dhe i bind nga jo më nga parlamenti, se nuk e kam këtë mundësi, po nga rruga. Nga rruga i them që këto që propozojmë ne janë më të drejtat dhe këto do mbështesim dhe praktikisht si me thënë ti pushtetin në një farë mënyre, pushteti moral në radhë të parë, pastaj pushtetin politik e merr në zgjedhjet e para që vijnë më të afërta. Unë po të themi jam zgjedhjet lokale. Po në qoftë se do të bëhen zgjedhje të parakohshme, ti prapë ke platformën. Me pak fjalë këto duhet të mendojnë që të prodhojnë një strukturë elektorale.
Lesi: Pra me pak fjalë nëse kjo lëvizje e madhe pozitive qytetare, nuk fillon të kalojë një lëvizje politike, do fillojë të dështojë.
Shehi: Po jo do dështojë, po secili prej atyre mund të mbërrijë një sukses të përkohshëm. Do mbërrijë dhe një nga ato objektivat. Edi Rama nën hallin, nën presionin i thërret, gjen një zgjidhje. Çarë kërkoni ju? Do mbrojmë pelikanët? Nuk do bëhet. Edhe bjen për shembull proteza për pelikanin, për ambientin e ambientalistave. Po them ju të tjerët ç kërkoni? Do hyjnë edhe ça të tjerë burg. Tashi ky lloj masiviteti që është në pjatë nuk është me gjithë respektin për Zvërnecin e për pelikanët, nuk është për atë punë.
Lesi: Nuk është çështje mjedisore.
Shehi: Po e saktë. E ka kapërcyer këtë fazë.
Lesi: Ka kaluar ka kaluar politikë.
Shehi: Ka kaluar.
Lesi: A mund të ndodhi që kryeministri Rama të çojë vendin zgjedhje të parakohshme dhe këta t’i gjejë të papërgatitur?
Shehi: Po dhe kjo mund të ndodhi. Me këto kushte që janë sot, me këtë ligj zgjedhor, me këtë infrastrukturë zgjedhore, me këtë raport si me thënë me partitë, ai hyn i favorizuar. Ligji zgjedhor një financimi i fushatave i partive raporti me mediat e me këto. Të gjitha këto duhet rindërtuar para se të hyj në një palë zgjedhje. Ndryshe s’kanë vlerë këto çfarë po kërkojmë. Në qoftë se ky i jep dorëheqjen, që mua më duket një hipotezë që në mentalitetin e autokratëve shqiptarë nuk figuron, se s’ka ndodhur ndonjëherë këtu. Që ky kur të largohet, duhet larguar si humbës, e kuptohet? Jo si protagonist që ja po ju jap këtë të drejtë, hajde në tetor numërojmë dhe njëherë votat. Jo, votat nuk numërohen me ty, do të numërohen me një qeveri tjetër, në një raport tjetër. Atje si bëhet. Nga rruga ka presioni, nga protesta dhe nëpër Europë që s’e ka bërë ndonjëherë shqiptari kundër qeverisë së vet, me thënë të drejtën. Tashi i ke rininë e Shqipërisë, në Berlin, Milano, në Londër, në New York që dalin kundër qeverisë shqiptare që dhe ata atje e shohin që ky djali në Tiranë që bën modernin e kupto ti atje si ka punë të mirë, nuk e duan më. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

