FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situatë e tensionuar në KZAZ, Ministri i Brendshëm me urgjencë në Kavajë (Foto)

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka mbërritur me urgjencë në Kavajë, ku gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanËWeb” se ka një situatë të tensionuar. Kjo pasi, komisionerët e PS-së nuk pranonin të niste numërimi i kutive për votimin për kryetar bashkie.

Demiraj është takuar me drejtuesit e Komisariatit të Policisë Kavajë si dhe me përfaqësues të forcave politike.

Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja tha sot se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë forca të shumta policie ishin vendosur pranë KZAZ-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht komisionerët e PS-së janë KZAZ dhe pritet të rinisë numërimi i votave për bashkinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe dje ka pasur incidente gjatë procesit të numërimit në Kavajë, konkretisht në KZAZ nr.42, ku komisionerët, numërues dhe vëzhgues të PS janë konfliktuar me ata të LSI.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?