FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot aksioni për ujin, zbardhet plani i qeverisë

Pas energjisë mandatin e parë, sot në orën 11:00 kryeministri Rama prezanton operacionin kundra vjedhjes se ujit. Report tv ka mësuar se operacioni do jetë me dy faza, së pari vetë rregullimi ku cdokush ka të drejtën të vëtëdisiplinohet duke shkuar dhe nënshkruar kontratë për konsumin e ujit dhe shkëputur lidhjet e paligjshme.

Faza e dytë që nis fillim vitin e ardhshëm është faza e forcës ku do bëhet verifikim derë më derë, kush kapet me vjedhje uji e shkelje ndërpritet furnizimi dhe procedohet. Operacioni do ketë fokus së pari institucionet dhe nëpunësit publike që duhet të jenë shembulli i parë.

Më pas bizneset dhe se treti konsumatorët familjarë. Duhet theksuar se ndryshe nga energjia, në këtë rast ujësjellësat administrohen nga bashkitë dhe suksesi apo dështimi bashkë me ndërhyrjen në terren do duhet të bëhen nga pushteti lokal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeverisja qendrore do japë mbështetjen përmes organeve ligjzbatuese, do nxisë qoftë edhe përmes rregullimeve ligjore, monitorojë e kontrollojë pushtetin lokal në këtë operacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?