Studentët shpalosin banderolën gjigante në Universitetin Politeknik, tensione me rojet e sigurisë
Në ditën e 3o-të të protestës, një grup studentësh shpalosën një banderolë gjigante nga ballkoni i Universitetit Politeknik, ku lexohej mesazhi: “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”.
Gjatë këtij momenti simbolik të protestës, studentët ndezën edhe flakadanë, duke e kthyer atë në pikën kulmore të tubimit. Përmes këtij veprimi, ata përcollën mesazhin se nuk e kanë harruar protestën historike studentore të vitit 2018, e konsideruar si lëvizja më e madhe studentore në Shqipëri që prej vitit 1991.
Rojet private e hoqën banderolën, por studentët duan që ta rimarrin për të rivendosur, dhe mes tyre pati momente tensioni. Disa studentë edhe kanë shqyer edhe derën dhe janë rifutur me forcë në ambientet e Universitetit.
Kjo situatë përçau turmën e protestuesve para Kryeministrisë. Disa prej tyre vazhduan të qëndronin aty, ndërsa të tjerët marshuan me nxitim drejt Politeknikut, në mbështetje të studentëve. Protestuesit u futën në ambientet e Politeknikut.
Policia akoma nuk ka ndërhyrë. Por tensioni rritet mes palëve.
KOHA JONË SONDAZH
Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?
Results
Vota totale: 3656


