FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensione në protestën para Kryeministrisë, persona të maskuar mbledhin kartat e identitetit

Një incident ka shënuar protestën qytetare që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë, pasi nga podiumi i organizatorëve u denoncua prania e personave që, sipas pretendimeve të ngritura, po mblidhnin karta identiteti dhe firma për një peticion të paautorizuar.

Gjatë tubimit organizatorët u bënë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos dorëzojnë dokumentet personale, duke pretenduar se disa individë po vepronin në mënyrë të paligjshme mes turmës.

Pas njoftimit nga podiumi, në zonën e protestës u krijuan momente tensioni. Sipas dëshmitarëve në incident u përfshinë disa të rinj të cilët mbanin kapuçë dhe syze të mëdha, ndërsa protestues të tjerë kërkuan sqarime mbi identitetin dhe qëllimin e personave që po mblidhnin të dhënat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informacioneve të bëra publike gjatë protestës një burrë u pa duke iu kërkuar qytetarëve kartat e identitetit për të firmosur një peticion, por pa u sqaruar qartë se kush e organizonte nismën dhe për çfarë qëllimi po përdorej mbledhja e të dhënave personale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 12564 (68.4%)
Jo 4543 (24.7%)
Nuk e di 1256 (6.8%)

Vota totale: 18363