FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbahet sonte protesta e 22-të…

Do të mbahet sot në orën 19:00 protesta e 22 para Kryeministrisë, ku qytetarë do të vendosen sërish para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen pa kusht të kryeministrit Edi Rama.

Ashtu siç ndodhi edhe në protestën e djeshme, diaspora pritet të jetë pjesë e revoltës, me emigrantët që u dyndën në Tiranë nën moton: Kur Shqipëria thërret, bijtë përgjigjen.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?