FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ushqyerja me gji parandalon dy nga sëmundjet më vdekjeprurëse tek femrat

Nënat që ushqejnë foshnjat me gji mund të ulin rrezikun e atakut në zemër ose goditjes në tru me kalimin e viteve, ka zbuluar një studim i ri. Studime të mëparshme kanë treguar se ushqyerja me gji mund të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit dhe vezores, osteoporozën dhe obezitetin – dhe tani shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim i ri të inkurajojë më shumë gra që të ushqejnë foshnjat me gji, shkruan “shëndeti”.

Hulumtuesit shkencorë nga Britania dhe Kina analizuan të dhënat e më shumë se 280 mijë nënave nga Kina.

Pasi përjashtuan faktorët e tjerë të rrezikut, si duhanpirjen, tensionin e lartë të gjakut dhe aktivitetin fizik, ata zbuluan se nënat që ushqejnë foshnjat e tyre me gji janë 9% më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe 8% nga goditjet në tru, krahasuar me ato që nuk i ushqejnë asnjëherë fëmijët me gji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa më gjatë t’i ushqejnë fëmijët, aq më shumë ulet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare tek femrat. Për çdo 6 muaj që nënat ushqejnë fëmijët me gji, ulet rreziku me 4% për sëmundjet e zemrës dhe 3% për goditjen në tru.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tek nënat që i ushqejnë foshnjat e tyre për gati 2 vjet, rreziku i sëmundjeve të zemrës është 18% më i vogël dhe i goditjes në tru është 17%, krahasuar me ato që nuk i ushqejnë fare.

Hulumtuesja shkencore Sanne Peters, nga Universiteti i Oksfordit, thotë se përfitimet e ushqyerjes me gji mund të shpjegohen me ndryshimet e metabolizmit pas lindjes së bebes.

“Përfitimet shëndetësore nga ushqyerja me gji tek nëna mund të shpjegohen me “rivendosjen” e shpejtë të metabolizmit tek nëna pas shtazënisë”, thotë ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?