FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj: Buxheti, do punohet për një shoqëri që beson tek solidariteti

Duke shtuar se ky është “buxheti i parë ku ne si qeveri e majtë taksojmë më shumë ata që janë në majë të shoqërisë, për të financuar pak më shumë ata që janë më poshtë që të ngrihen”. 
Ai shtoi gjithashtu se taksimi i njëjtë nuk funksionon, ndërsa përsa i përket buxhetit 2015, shtoi se do të shpenzohet me efikasitet dhe do i japë më shuam mundësi shtresave në nevojë. 
“Shqipëria beson tek mirëqenia dhe tek sistemi i majtë i shpërndarjes së të mirave”, deklaroi Veliaj.

Për të përfunduar se 27% e buxhetit do të shkojë për mirëqenien sociale, ndërsa prioritet do të jetë reformimi i mbrojtjes sociale, reforma e pensioneve, arsimi dhe edukimi profesional si dhe çështjet e rinisë. 
“Pjesa më vulnerabël e shoqërisë sonë që janë personat PAK gjatë qeverisjes së kaluar nuk i kanë marrë pagesat në kohë, ajo qeveri nuk i ka paguar nevojat e më të dobëtëve të shoqërisë. Ndjehem krenar që të gjithë si ekip punuam që t’ju kthenim atyre borxhet e të së kaluarës. 10 mln dollarë do japim këtë vit më shumë për PAK. Prioritet reformimi i mbrojtjes sociale”, tha ai. Mbi 1 miliardë dollarë për pensionet, që do të rriten për të gjithë”, përfundoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?