VIDEO/ Kujdesi dentar në zonat rurale, ministrja Spahiu: Depistime edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka bërë të ditur zgjerimin e shërbimeve të kujdesit dentar për fëmijët, përmes Njësisë Lëvizëse Dentare. Sipas saj, depistimi dhe kujdesi dentar do të ofrohen më pranë fëmijëve në zonat rurale, përfshirë edhe ato zona ku nuk ka kabinete dentare pranë shkollave.
Në bashkëpunim me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Klinika Stomatologjike Universitare do të zhvillojë gjithashtu depistime për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ministrja Spahiu thekson se nisma synon të zgjerojë aksesin në shërbimet dentare dhe të krijojë më shumë mundësi për parandalimin dhe kujdesin e hershëm të problemeve të shëndetit oral te fëmijët.
”Kujdes dentar më pranë çdo fëmije, kudo ku ai ndodhet. Përmes Njësisë Lëvizëse Dentare, depistimi dhe kujdesi dentar shkojnë më pranë fëmijëve në zonat rurale, duke mbuluar edhe ato zona ku nuk ka kabinete dentare në shkolla. Në bashkëpunim me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Klinika Stomatologjike Universitare do të ofrojë depistime edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke zgjeruar aksesin në shërbime dhe mundësitë për parandalim e kujdes të hershëm”,-shkruan Spahiu.
Nisma synon të rrisë aksesin në shërbimet dentare për fëmijët, veçanërisht për ata që ndodhen në zona ku nuk ka kabinete dentare në shkolla, si dhe të mundësojë identifikimin dhe trajtimin në kohë të problematikave dentare. Në bashkëpunim me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, shërbimi do të shtrihet edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke krijuar një proces më të rregullt nga depistimi deri te trajtimi.

