FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet spektakli i Inva Mulës në Klan (VIDEO)

Kemi parë fëmijë që këndojnë këngë të rriturish tek “Gjeniu”; fëmijë më të rritur që bëjnë performanca MTV-je tek “X Factor”; të rritur që bëjnë gjëra të çuditshme tek “Në 1 javë”; “Your Face Sounds Familiar” etj.

Por në televizionet shqiptare s’kishim parë ndonjëherë deri më tani një spektakël talentesh vetëm për zhanrin klasik.

Sikurse thanë muaj më parë burime për Anabel.al, sopranoja me famë botërore Inva Mula do të vinte për herë të parë në një spektakël televiziv në “TV Klan”, i cili do të kishte formatin e “Prodigies”, një spektakël i krijuar nga Endemol.

Swiss Digital Desktop Reklama

“TV Klan” publikoi spotin e këtij spektakli duke zbuluar saktësisht për çfarë bëhet fjalë. Spektakli do të quhet “Virtuozët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fëmijë nën moshën 18-vjeçare, të talentuar në balet, kanto dhe instrumenta të zhanrit klasik (piano, violinë, harpë, fizarmonikë) do të mund të konkurrojnë për t’u bërë pjesë e këtij spektakli. Nuk ka ende një datë se kur do të nisë transmetimi, pasi ende nuk janë bërë përzgjedhjet para-eliminatore./Anabel/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=96oMbL9s_z8″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?