Home ShowBiz Lançoi këngën...

Lançoi këngën e re, Enca për klipin zgjodhi si protagonist modelin serb

105
0

Artistja e njohur e skenës shqiptare, Enca Haxhia, ditën e djeshme (e shtunë) ka publikuar klipin dhe projektin e ri muzikor.

“Rakia” – titullohet kënga që është shoqëruar me një sërë skenash të nxehta e provokuese – siç rëndom ndodh në videoklipet e 25 vjeçares.

Protagonist kryesor në video ishte modeli dhe konkurenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi, ndërsa krahas tij vëmendje të madhe mori edhe një tjetër djalosh.

Ajo duket se përzgjodhi si protagonist një model serb të quajtur, Stefan Stojanoviç.

 

 

Kjo në bazë të disa postimeve të publikuara në rrjete sociale, teksa në një të fundit ai ka shkruar: “Kënga e re së bashku me mua”.

Sidoqoftë, projekti për vetëm disa orë ka arritur të kalojë shifrën e 300 mijë klikimeve në YouTube.

Kënga ka bërë bujë dhe tanimë është shpërndarë gjithandej edhe në rrjete sociale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit