Home Sporti Lautaro vendo...

Lautaro vendos rekordin e tij, hyn në historinë e Serisë A

30
0

Lautaro Martinez ka vendosur rekordin e tij. Me 4 golat e shënuar në fushën e Salernitana, kapiteni i Interit shkruan një faqe në historinë e Serie A. Ai është në fakt lojtari i parë që shënon “poker” golash si zëvendësues në elitën e futbollit italian. Duke qëndruar në stol në pjesën e parë, argjentinasi u hodh në fushë në minutën e 9-të të pjesës së dytë, në vend të Alexis Sanchez.

Në tabelën e golashënuesve të Serie A për këtë sezon, “Toro” kryeson me 9 gola në 7 ndeshje. “Ishte autokritika e duhur për ne, pas humbjes në ‘San Siro’ kundër Sassuolos. Pësuam dy gola për shkak të gabimeve tona. Ndaj Salernitana duhej të fitonim, krijuam raste, por bëmë gabime para portës.

Pastaj goli erdhi në pjesën e dytë, unë shënova katër herë, por më shumë rëndësi ka fitorja e Interit, – tha argjentinasi mbas ndeshjes. – Kapërcim cilësor? Po, e kemi treguar tashmë. Është e rëndësishme të jemi të gjithë mirë dhe të përgjigjemi kur ka nevojë trajneri. Personalisht po rritem brenda dhe jashtë fushe. Tashmë konsiderohem baba me dy fëmijë, jam më i përgjegjshëm për gjithçka që bëj”.

Lautaro ka shënuar 9 gola në 7 ndeshjet e tij të para të sezonit në një turne të vetëm të Serie A për herë të parë në karrierë. Në historinë e Interit, vetëm një sulmues e ka filluar më mirë: bashkëkombasi i tij Antonio Valentin Angelillo, i cili shënoi 14 gola në 7 ndeshjet e para, në sezonin 1958-1959. Salernitana është viktima e preferuar e “Toro” në Serie A, ndaj së cilës ka shënuar 9 gola (si kundër Cagliari).

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit