Home Aktualitet Lebelimi ndaj...

Lebelimi ndaj lidershipit rus, Biden: SHBA dhe NATO nuk kanë gisht

83
0

Presidenti amerikan, Joe Biden hodhi poshtë pretendimet e ngritura në Moskës, se SHBA dhe NATO mund të kenë pasur gisht në rebelimin e ndodhur ndaj lidershipit rus të shtunën. Për Uashingtonin, bëhet fjalë për një luftë të brendshme për pushtet.

“Kur situata ishte në zhvillim e sipër, udhërova ekipin tim të sigurisë kombëtare që të monitoronin dhe të më raportonin çdo orë. I udhëzova që të përgatisnin një sërë skenarësh. Gjithashtu mblodha aleatët kryesorë në një videokonferencë për të siguruar që jemi në një qëndrim. Është thelbësore që ne të jemi të koordinuar në reagimin tonë dhe tu paraprijmë gjërave.

Ne u pajtuam që të sigurohemi se Putin nuk do të ketë asnjë justifikim që të fajësojë perëndimin për këtë, apo të fajësojë NATO-n. Ne bëmë të qartë se nuk jemi të përfshirë. Nuk kemi lidhje me të. Ky është një telash brenda sistemit të Rusisë. Gjithashtu u thashë aleatëve, që ne duhet të mbështesim mbrojtjen e Ukrainës dhe sovranitetin territorial, pavarësisht se çfarë ndodh në Rusi”,-tha Biden.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit