Home KRYESORE Monika Kryema...

Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK materiale shtesë për aferën e inceneratorëve

433
0

Dy ditë pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) materiale të tjera shtesë, të cilat sipas saj provojnë abuzimet në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Materialet shtesë që i dorëzohen SPAK-ut janë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.

Në shkresën dorëzuar SPAK, Kryemadhi shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar  që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar më herët tre padi, të shoqëruara me dokumente për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe Fierit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit