Home Aktualitet Legalizimi i ...

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Teliti del kundër: Do t’i hapë rrugën abuzimit

1
0

Dorian Teliti, Këshilltar për Ekonominë dhe Financat në PD dhe Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, shprehet kundër këtij legalizimit të kanabisit mjekësor, pasi sipas tij do t’i hapet rruga abuzimit dhe grupeve kriminale.

“Përmbajta e ligjit me zbatimin kanë një diferencë shumë të madhe. Kjo qeverisje bëri diçka të mirë, dështoi me menaxhimin e territorit sa i përket aksionit anti-kanabis. Fakti sot është që qeveria e ka pranuar se ka dështuar në menaxhimin e territorit.

Qëllimi është të ligjërohet ajo që mbillet anembanë Shqipërisë. Nëse ne do të kishim institucione perfektë dhe zbatueshmëri të ligjit, nuk do të kishte problem. Por fakti që kemi një polici që është bërë palë me krimin, ky është problemi. Hap hapësirat e abuzimit”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit