Home Aktualitet Legalizimi i ...

Legalizimi i kanabisit, qeveria shqiptare ende nuk e ka njoftuar Brukselin

62
0

Qeveria shqiptare ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Europian për qëllimin e saj për legalizimin e kanabist mjekësor. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha në Këshillin e Integrimit se kjo çështje ka qenë publike nëpërmjet këshillimit kombëtar.

“Sigurisht ajo është në fazë akoma të idesë dhe ne sapo kemi marrë rezultatet e opinionit publik në lidhje me këtë gjë. Çdo gjë ka qenë publike kështu që të diskutuara partnere dhe në mënyrë specifike të BE-së, pa diskutim që e kanë marrë informacionit”.

Trafikimi i lëndëve narkotike ishte fokus i diskutimeve në këshill ku opozita nuk hezitoi t’i tregonte Ministrit situatën në të cilën ndodhet Shqipëria në raportet ndërkombëtare.

”Për herë të parë nga Guardia di Finanza është shtyrë me një muaj periudha e monitorimit të hapësirës ajrore. Gjithashtu në të gjithë territorin e vendit janë kryer mbi 5 mijë kontrolle të ambienteve të mbyllura e cila është një tendencë e re në kultivimin e kanabisit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit