Home Sporti Lewandowski d...

Lewandowski del “besnik”: Nuk më intereson Arabia, kam të tjera prioritete

71
0

Robert Lewandowski as që ka ndërmend të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere. Pas një sezoni të parë, në dukje pozitiv, sulmuesi polak dëshiron të qëndrojë në Katalonjë, edhe pse sinjalet nga Arabia Saudite për të nuk është se kanë munguar.

“Nuk ka asgjë, as nuk mund të mendohet. Kam edhe një vit kontrata. Po e shoh se çfarë po ndodh në Arabi, por nuk më shqetëson, kam të tjera prioritete për momentin”, deklaroi Lewadowski në një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Fichajes”.

Polaku ka shënuar 33 gola në 46 ndeshje në sezonin e parë te Barcelona, duke e ndihmuar ekipin që të fitojë titullin kampion. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit