Home Sporti Lewandowski d...

Lewandowski dhuron spektakël, e dërgon topin në zyrën e … Kahn (VIDEO)

163
0

Robert Lewandowski po luan një tjetër sezon fantastik duke shënuar deri më tani 35 gola, nga të cilët 24 në Bundesligë dhe 9 në Champions League.  Sipas statistikave të “Transfermarkt”, kapiteni i kombëtares polake shënon gol çdo 72 minuta lojë. Gjatë stërvitjes së të enjtes, Robert Lewandowski vendosi të prezantojë disa risi në tapetin e blertë.

Sulmuesi vendosi të qëllojë nga larg jo portën, por… dritaren e zyrës së Oliver Kahn. Duhet pranuar se ish-portieri ka bërë një pritje të suksesshme, siç duket në video.

“Një ditë e zakonshme pune në zyrë”, ka komentuar drejtori i Bayernit, duke shpërndarë në rrjetet sociale këtë moment vërtet artistik, më tepër se futbollistik.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit