Home Aktualitet Lirimi i vras...

Lirimi i vrasësit serial/ Braçe tha se gjyqtari Gerd Hoxha kaloi Vetting-un me ndërhyrje, Tabaku: Fol me emra

204
0

Deputeti i PS-së, Erion Braçe se gjyqtari Gerd Hoxha ka kaluar Vetting-un me ndërhyrje “sa andej këtej”, dhe deputetja demokratike Jorida Tabaku i ka kërkuar që të flasë me emra.

“Sa fjalë flasim që janë bosh në politikë dhe parlament është kot. Braçe meqë më pyete, kush ka ndërhyrë për gjyqtarin që të shkojë në Vetting. Kush e influencon Vetting-un? Kush ka aq fuqi. Fol me emra zoti Braçe. Unë nuk kam pasur kurrë akses te institucionet e drejtësisë. As t’i afrohem nuk e kam bërë. Kush ka influencuar që ai gjyqtar ka marrë atë vendim për atë person? Kush ndikon te Vetting-u sot? Pastaj presim një reformë që t’i japë zgjidhje të gjithave. Drejtësia liron nga burgu edhe atë pa mbrojtje politike”, tha Tabaku.

Cilat janë argumentet që përdori gjyqtari Gerd Hoxha për të liruar nga burgu Hutrën, i arrestuar për dhunë në familje në 2022, pasi ishte akuzuar nga bashkëjetuesja e tij Elena Hysa? Një ndër arsyet që citoi edhe Braçe, ishte fakti që Dan Hutra kishte vetëm 8 klasë shkollë, çka sjell sipas vendimit të gjyqtarit Hoxha që ai të ketë një kuptim jo të qartë të normave shoqërore dhe juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore në tërësi dhe ato në familje në veçanti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit