Home Aktualitet Nuk mjafton U...

Nuk mjafton Uzuni, Spanja fiton me një “perlë” në fund ndaj Shqipërisë (VIDEO)

1752
0

Shqipëria nuk ka mundur të marrë barazimin historik ndaj Spanjës, teksa vendasit vetëm në fund arritën që të shënon dhe golin e dytë për fitoren 2-1.

Edhe pse ishte një duel i dominuar nga vendasit për pjesën më të madhe të ndeshjes, kuqezinjtë tanë zhvilluan një lojë shumë të mirë. Në fraksionin e parë ishte një këmbëngulje më e madhe e vendasve, por në krahun tjetër Armando Broja u bën “zbor” me dy shpërthime të fuqishme, teksa në një rast Cikalleshi u fut vetë në rrjetë pa marrë topin në të.

E njëjta situatë dhe në fraksionin e dytë, por me vendasit që do të zhbllokonin rezultatin. Ferran Torres arrin të shfrytëzojë një pasim të shkurtër dhe më pas e dërgon topin mbi trupin e Berishës, i cili nuk ka çfarë të bëjë në këtë rast.

Shqipëria gjithsesi arriti që të gjente golin e barazimit falë një goli historik të Uzunit, i cili devijoi topin në kuadrat pas një gabimi të Pau Torres. Gjithsesi vendasit do të gjenin dhe golin e fitores me Olmon, që gjeti trekëndëshin e portës së Berishës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi.

SPANJË-SHQIPËRI 2-1

4’ Berisha ndal mjaft mirë me trup një goditje të Ferran Torres brenda zonës, duke e dërguar topin në goditje nga këndi

13’ Dalje fantastike e Balliut në krahun e djathtë, pason në zonë, atje ku Cikalleshi rrëzohet dhe pretendon për 11-metërsh, por gjyqtari nuk mendon kështu

36’ Pedri tenton me një goditje të lehtë me të majtën brenda zonës, por ndalet mjaft mirë nga Berisha

43’ Aksion spektakolar i Brojës në krahun e djathtë, i cili shtang mbrojtjen spanjolle kroson për Cikalleshin, por ky i fundit futet vetë në rrjetë pa u venë në kontakt me topin

46’ Spanja e nis mjaft mirë fraksionin e dytë me dy raste nga distanca të Rodrit, i cili ndalet nga portieri Berisha në një rast.

57’ Tjetër mundësi mjaft e mirë për Shqipërinë pas një kundërsulmi të shpejt. Nga një krosim i Balliut brenda zonës, Cikalleshi sërish nuk arrin të vihet në kontakt me topin

75’ GOL Spanja ka arritur që të gjejë golin e avantazhit. Ferran Torres arrin të shfrytëzojë një pasim të shkurtër dhe më pas e dërgon topin mbi trupun e Berishës, i cili nuk ka çfarë të bëjë në këtë rast.

84’ GOOOL Shqipëria arrin të gjejë golin e barazimit duke përftiuar nga një gabim trashanik i mbrojtjes vendase. Uzuni devijon topin në kuadrat me fat pas një gabimi të Pau Torres.

90’ GOL Spanja rimerr avantazhin ndaj Shqipërisë, duke realizuar një super gol me Olmon, me një goditje në hyrje të zonës që përfundoi në trekëndësh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit