Home Sporti Liverpooli fi...

Liverpooli fiton me vuajtje ndaj Watford, merr përkohësisht kreun e renditjes (VIDEO)

45
0

Liverpooli ka arritur që të marrë një fitore shumë të vuajtur ndaj Watford dhe tashmë mban kreun e renditjes me 72 pikë, në pritje të duelit të City-it që luan pas disa minutash.

Skuadra e Jurgen Klopp triumfoi 2-0 me rezultat, por zhvilloi një ndeshje të dobët duke krijuar shumë pak ndaj vendit të parafundit 18-të në renditje. Diogo Jota zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të me një goditje me kokë, duke i rrëmbyer kohën portierit Forster.

Loja ishte disi e mërzitshme me Liverpoolin që administronte më shumë rezultatin, ndërkohë që Salah nuk ishte në ditën e tij më të mirë. 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Fabinho dyfishoi shifrat nga pika e bardhë pas një faulli të Kuckas në zonë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit