Home Aktualitet Llalla kërkon...

Llalla kërkon të mos bëjë burg, Apeli vendos më 22 shtator

48
0

Adriatik Llalla i është drejtuar Gjykatës së Apelit me tre kërkesa, mes të cilave edhe ajo për pezullim të ekzekutimit të vendimit me burg për arsye shëndetësore.

Llalla u dënua me dy vite burg më 20 maj nga shkalla e parë e Gykatës së Posaçme. Veç burgut, ai ndalohet edhe që të kryejë funksione publike për pesë vite. Ish-kryeprokurori u dënua për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve. Sipas mbrojtjes, çështja ndaj Llallës është e paragjykuar, e njëanshme, e padrejtë, e paligjshme dhe e stisur.

Në lidhje me këtë çështje, pritej një vendim përfundimtar këtë të enjte nga Gjykata e Apelit, por vendimi u shty për në datën 22 shtator.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit