Home Aktualitet Loja finale e...

Loja finale e Ramës për Bashën si President Republike

3066
0

Nga Daniel Muçaku-

Mazhoranca njoftoi zyrtarisht se ka nisur procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Taulant Balla tha sot se ” do të kemi një president me të mirë se sa ky që kemi sot”. E vertetë kjo, pasi president që t’ju tregojë dhembët dhe ti mposhtë si Ilir Meta nuk gjejnë.

Ndërkohë me 24 korrik mbaron mandati kushtetues i Ilir Metës. Pas largimit nga presidenca Ilir Meta në vjeshtë zbret në sheshin e betejës, paralel me ish-kryeministrin Berisha. Vjeshta mendohet të jetë e nxehtë për kryeministrin Rama.

Informacione jo të shumë të besueshme, porse nga kampi socialist kanë dalë si thashethemnajë flasin se një nga kandidatët për President do të jetë Lulzim Basha.

E kjo lojë, nëse “thashethemnaja” është direkt nga burimi i Surrelit, krijon një përçarje afatgjatë në PD dhe në opozitë. Por sidomos në PD, pasi sapo Berisha mori vendimin gjyqësor e po rreket të përbashkojë krejt demokratët, duke filluar stinë protestash popullore.

Futja e Bashës në këtë kandidaturë presidenciale forcon krahun e tij në PD, pasi vula dhe sigla, në gjykatën e apelit është e sigurtë se do t’ja heqin ish-kryeministrit. Kjo duke ditur se si funksionon drejtësia e “pavarur” në Shqipëri.

Pra nëse disa deputetë të PD filluan të luhaten kah Berisha, sapo të projektohet Lulzim Basha si President, menjëherë e dredhin dhe rrijnë prapë të “stani” i Enkel Aliebeajt dhe Gazmend Bardhit.

Berisha, sido të forcohet dhe ka besueshmeri tek demokratët, prapë nuk e rrëzon dot i vetëm kryeministrin Rama. Një përbashkim i madh opozitar me një lulbashë të djegur mund të jetë rrezik për pushtetin e Ramës.

Ndaj “thashethemnaja” e dalë sot nga kryeministria nuk është pa një të vertetë, sepse kështu forcon pushtetin e tij Edi Rama dhe ambasada amerikane nuk del zbuluar në investimin e saj antiBerishë.

Edi Rama nuk të jep apo të fal kot pushtet nëse nuk i dalin llogaritë e tij personale.

Natyrisht një Bashë president do të jetë i mirëkontrolluar nga pushteti dhe nga amerikanët.

Nëse reagimet në PS mund të jenë të forta nga grupi parlamentar socialist që të mos zgjedhin Bashën, atëhere skema rezervë mbetet Jorida Tabaku. Dihet se deputetët karizmatikë dhe me shumë reputacion në PS, si Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, nuk do ta pranojnë kurrsesi Lulzim Bashën.

Në të vertetë Jorida Tabaku është një politikane korrekte dhe e pa akuzuar, bile një ikonë ndër demokratët.

Gjithsesi nëse Edi Rama nuk ja del më këta të dy, atëhere do të zgjedhë një nga femrat deputete në PS.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit