Home Sporti Lojtarët e To...

Lojtarët e Tottenhamit u kërkojnë falje tifozëve për humbjen e turpshme 6-1 dhe u kompensojnë biletat

78
0

Pas humbjes turpëruese 6-1 në fushën e Newcastle, lojtarët e Tottenhamit kanë vendosur të rimbursojnë koston e biletës për tifozët që kishin vendosur për ta ndjekur ekipin në transfertë.

“Si ekip, ne e kuptojmë zhgënjimin tuaj, zemërimin tuaj. Ne e dimë se fjalët nuk janë të mjaftueshme në këto situata, një humbje si kjo dhemb. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj, në shtëpi dhe jashtë, dhe për këtë ne dëshirojmë të rimbursojmë koston.

E dimë se kjo nuk e ndryshon atë që ndodhi të dielën, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i rregulluar gjërat kundër Manchester United të enjten në mbrëmje, kur edhe një herë, mbështetja juaj do të jetë e rëndësishme për ne. Së bashku dhe vetëm së bashku mund t’i çojmë gjërat përpara”, shkruhet në deklaratën e lojtarëve të “Spursave”. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit