Home Aktualitet Londër-Tiranë...

Londër-Tiranë, biletë avioni ”falas” për 55 shqiptarë

590
0

Britania e Madhe vijon dëbimin e shqiptarëve në përfundim të dënimeve dhe ata që kanë mbërritur ilegalisht. Këtë të mërkurë me një avion charter janë dëbuar 55 shqiptarë.

Mes tyre persona që kanë mbaruar dënimet për tentativë vrasje, grabitje, trafik njerëzish, mbajtje arme pa leje dhe mashtrim. Prej nënshkrimit të ripranimit mes Anglisë dhe Shqipërisë dy vite më parë janë deportuar 3.500 shtetas shqiptarë.

Tetori i 2023 shënoi numrin më të lartë të azilkërkuesve në shtetet e BE-së, me 114830 kërkesa, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Sirianët përbëjnë grupin më të madh të njerëzve që kërkojnë azil, pasuar nga turqit e afganët. Të katërtit renditen shqiptarët.

Për periudhën janar-nëntor 2023, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë arrijnë në 8.575, ndonëse me një rënie prej 0.4%. Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për azilantët shqiptarë, duke shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me muajt e verës.

E njëjta tendencë u shënua dhe për Gjermaninë, ku pas një rënieje në verë, u konstatua rritje në tetor e nëntor. Për gjithë 11 mujorin, Franca priti 43% të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania, me 27% dhe 18.5% në Itali.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit