Home ShowBiz Luana Vjollca...

Luana Vjollca bën realitet ëndrrën më të madhe të saj: “Mami, ja dola për të dyja”

156
0

Ndonëse angazhimet si moderatore e larguan për një kohë të gjatë Luana Vjollcën nga bota e muzikës, ajo nuk ka hequr dorë prej saj.

Ditën e sotme, artistja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një lajm shumë të gëzueshëm, të cilin e sheh si një arritje të madhe për veten.

Luana është bërë pjesë e “Soni Music Industry” dhe për të, kjo do të thotë realizim i ëndrrës më të madhe.

“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e ‘Sony Music Industry’!!! Mami, ja dola për të dyja”,- shkroi këngëtarja krahas imazhit, ku shihet e veshur me një fustan të zi, të shkurtër e të ngushtë, që i tregon format seksi.

Para pak kohësh bukuroshja e ekranit u shfaq buzë detit me ekipin e saj për një këngë të re. Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndau një foto shihej e veshur me të bardha, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së re.

1 Mijë Vjet” titullohet projekti i ri i këngëtares, i cili do të publikohet nesër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit