Home Aktualitet Lubonja komen...

Lubonja komenton ndryshimet në qeveri dhe kujton parathënien e Ramës në librin për mbrojtjen e kulturës

63
0

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Open”, duke komentuar ndryshimet në qeveri dhe shkrirjen e ministrisë së Kulturës në atë të Ekonomisë, kujtoi një libër të botuar më shumë se 20 vite më parë mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe se Rama kishte shkruar parathënien.

”Të ndryshosh gjithçka që të mos ndryshosh asgjë. Që të kuptosh të tashmen duhen ti kthehemi të kaluarës. Unë kam sjell këtë librin “Trashëgimia kulturore në rrezik” nga Fatos Lubonja dhe Artan Shkreli dhe parathënien e ka bërë Edi Rama kur ishte ministër i Kulturës. Ky libër është në kuadër të politikave evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë. Në thelbin e vet unë jam marrë me jugun midis magjisë dhe shkatërrimit, Artan Shkreli merret me të gjitha shtresëzimet kulturore. Ishte koha kur edhe vetë Rama hidhte tezën kthim në identitet.

Është një mrekulli thotë në libër që në këtë dekadë plot zemërim dhe mllef të shqiptarëve kanë shpëtuar kaq shumë monumente kulture dhe tani thotë ne duhet të punojmë t’i sigurojmë të ardhmen të kaluarës tonë. Çfarë ndodhi? Ndodhi që ky zotëria shumë shpejt, u bë rreziku numër një i trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Thelbi ishte që ky mësoi shumë shpejt që pushteti mbahet me të fortët.

Ky libër u zhduk. Pse u zhduk asnjëherë nuk më thoni dhe vetëm kur erdhi Luan Rama ministër kulture e nxorën nga një magazinë në Rinas. Është metafora e këtij zotërie. Projektin e teatrit e kishte që atëherë. Projekti i parë ishte të ndërtonte një kullë dhe dy kate të bëheshin teatër. U zhduk kultura dhe në vend të asaj u ndërtua kultura e imitimit. Rama qeveris me të pasurit dhe për të pasurit. Që atëherë filloi dhe kishte një logjikë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit