Home Aktualitet Lubonja: Kurt...

Lubonja: Kurti mendoi se do kishte më shumë mbështetje nga Perëndimi. Koha të bëjë hapa pas, por me dinjitet

135
0

Analisti Fatos Lubonja, thotë se tensionet në veri të Kosovës paraqesin një situatë komplekse, me shumë aktorë të brendshëm e të jashtëm dhe të varur si nga lufta në Ukrainë, ashtu edhe nga qëndrimi i palëve në lidhje me krijimin ose jo të Asociacionit. Lubonja u shpreh se edhe nëse Albin Kurti do të bëjë hap pas nga kjo situatë, duhet që një gjë të tillë ta bëjë me dinjitet.

”Konflikti në një nivel të dytë është ai i Asociacionit, që Vuçiçi e kërkon si një provë forcë, ndërkohë Kurti e kundërshton sepse nuk do bosnjëzimi. Niveli i tretë është lufta në Ukrainë ku janë interesat e NATO-s dhe Rusisë. Ky konflikt duhet të fokusohet tek Ukraina. Konteksti është Ukraina që po bëhen këto lëvizje.

Sot lajmi i parë ishte a do bëhet Kosova një Ukrainë e dytë, pra Serbia me justifikimin që po mbron të drejtat e një komuniteti mund të pushtojë një pjesë të Kosovës. Si do reagojë NATO? A do e mbrojë si Ukrainën? Kurti duhet të ishte treguar më i matur në këtë ndërhyrje me polici për të vendosur kryetarët e komunave.

Nuk mund të fajësoj vetëm Kurtin, sepse nëse do ishte çështja vetëm tek komunat do ishte zgjidhur shumë shpejt në takimet që kishin. Problemi është se pas saj qëndron Asociacioni që Kurti nuk e pranon. Duhet një hap pas por pa nënshtrim që çdo gjë që thonë ata është e drejtë. Një dinjitet duhet ruajtur”, tha ai për ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit