Home KRYESORE ”Lufta ...

”Lufta do të zgjasë në Ukrainë”. Ish-ministri jashtëm, Paskal Milo: Rusisë i intereson të hapen vatra të tjera konflikti

556
0

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se lufta do të zgjasë për një kohë të gjatë dhe se në të vertetë nuk është një konflikt vetëm mes Rusisë dhe Ukrainës, por janë të përfshirë dhe shtete të tjera. Sipas Milos, Rusisë i intereson të hapë vatra të tjera konflikti kështu që ajo të mos ndiejë më shumë presion.

”Lufta në Ukrianë do të zgjasë, do të thotë që do të jetë një konflikt që do të përfshijë jo vetëm dy vende drejtpërdrejtë, por edhe të tjerët. Në mënyrë të natyshme nuk kemi të bëjmë më një konflikt që ka të bëjë me dy vende, por me konflikt e rrjedhoja të mëdha.

Çdo shtet do që ky konflikt të zgjidhet, por duke ruajtur vlerat dhe parimet. SHBA, BE, NATO po mbështesin një vend që është në nevojë. Patjetër që BE-ja do mbështesë Ukrainën, vlerën demokratike. Rusia nuk e kishte parashikuar se do të kishte rezistencë dhe tani kërcënon.

Rusia është fuqia që ka ndërhyrë historikisht në Ballkan, ka pasur interesa gjeopolitike dhe ndërhyrja është e dukshme. Mund të tentojë të bëhet edhe më e pranishme. Ajo ecën me idenë se duke hapur vatra konfliktesh të tjera mund të zbusë presionin që asaj i bëhet për Ukrainën. Rusisë i intereson të hapen vatra të tjera konflikti. Në këtë kuadër Ballkani për Rusinë është një rast ku ajo mund të trazojë ujërat”,-tha në ”MCN TV’.

Ndërkohë në Veri të Kosovës kanë konfliktet dhe sulmet nga pjesa serbe.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me strukturat e sigurisë së vendit pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës që ndodhën në veri të vendit. Kështu kanë bërë të ditur burimet për Gazetën Express.

Në mbledhjen që ka përfunduar ajo ka diskutuar për sigurinë në vend dhe për masat që duhet të ndërmerren. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, njoftuan për katër sulme ndaj policisë për tri ditë rresht. Kundër policisë është shtënë me armë zjarri AK-47, granata dhe metoda të tjera për të penguar atë në përmbushjen e detyrës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit