Home Bota Lufta e Rusis...

Lufta e Rusisë në KS të OKB, Lavrov akuzon Perëndimin

15
0

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov akuzoi perëndimin. Në seancën e Këshillit të Sigurimit, ai akuzoi SHBA-në dhe aleatët se pas luftës së dytë botërore vendosën në mënyrë të njëanshme dhe selektive fatet e njerëzimit.

“Rendi i SHBA u mbështet në rrënojat e luftës së botërore dhe falë Kombeve të Bashkuara u shmang një lufte re botërore që do sillte katastrofa bërthamore, Perëndimi vendosi në mënyrë të njëanshme të vendoste fatet e njerëzimit. U janë kthyer rast pas rasti formave selektive mbështetur në mjetet e tyre gjeopolitke dhe kjo ka sjellë në çeljen e vatrave të nxehta të konfliktit. Veprimet e SHBA e aleatëve kanë treguar shkelje, qysh prej rënies së Bashkimit Sovjetik”.

Ai tha se u shpenzuan 5 miliardë dollarë për të kultivuar politikanë ukrainas në Kiev nga Perëndimi në përpjekje për të fshirë gjithçka kishte ndodhur para 2014.

“Tema e sotme është mëse e përshtatshme për ne të ndërtojmë kronologjinë e ngjarjeve sidomos sipas parime të kartës së OKB. Ka pasur përpjekje për kandidatë proamerikanë duke detyruar Gjykatën Kushtetuese të Ukrainës të miratonte diçka që nuk ishte në kushtetutë, një raund i tretë zgjedhjesh”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit