Home Aktualitet Lufta për Sel...

Lufta për Selinë Blu ose për “Kështjellën e Bastijës”!

521
0

Berisha dhe Basha kanë mbaruar Kuvendet e tyre Kombëtare. Secili kishte shumicën e delegatëve, sipas tyre!

Ndërkohë ish-kryeministri Berisha ka plus edhe 43 mijë anëtarë të PD që votuan për shkarkimin e Bashës.

Por Basha nuk e lëshon Selinë Blu. Berisha e do si simbol force dhe krenarie. Edhe si zyra, po se po!

Luli na del si trim i paparashikuar nga asnjë në PD. Nuk do t’ia dijë fare për Saliun, bile siç thotë “Plaku” janë mbledhur në çatinë e PD-së edhe me çuna me armë.

Ca thonë se janë tropojanë të konvertuar në antiSali nga eurot e kunatit, ca të tjerë shtojnë se ka edhe trima kosovarë me armë.

Asnjë nuk ka parë gjë, por fjala është përhapur gjithandej se ka armë në Seli.

Ndërkohë në Selinë Blu ose në “Kështjellën e Bastijës” ndodhet Luli, Grida, Jorida, Gazi,… Nëpër “Kështjellë” vrapon Grida duke lyer topat e luftës. Jorida shkruan kujtimet e këtij çasti të madh historik. Gazi thotë duhet të rri e të vështrojë ushtarët e Saliut dhe nuk prek grykat e topave të luftës që i ka pas vetes. Një deputete e re vadit lulet te bedenat e Lulit.

Situatë lufte, por edhe pica që vijnë ngarkuar në koshin e kunatit.

Saliu vjen herë pas here në oborr, hedh sytë lartë atje ku dikur kishte zyrën. Bën një deklaratë lufte dhe ikën.

Prapë kthehet ditën tjetër, por Luli nuk e lëshon “Kështjellën e Bastijës”.

Beteja tani mbetet se kush mban apo merr Selinë Blu ka imazhin e fitimtarit në PD, pavarësisht se ushtarët janë të shumtë jashtë murëve të “Kështjellës”.

Luli përqesh, del në dritaren e blinduar dhe shikon Saliun që gjendet duke ecur nëpër oborrin e “Bastijës”, pa mundur të ngjitet në “Kështjellë”.

Saliu diçka e ka në mendje. Akoma nuk ka vendosur se kur do të jetë data “14 korrik 1789”!

Kush ka lexuar ndopak nga ushtarët e Saliut duhet të dijë se data 14 korrik 1789 është sulmi final mbi Kështjellën e Bastijës” në Paris, ku rebelët morën me forcë Kështjellën e famshme.

Ndaj po presin sinjalin e Doktorit për marrjen e Kështjellës! Edhe Luli ka ushtarë!

A do të bien “heronjë” në këtë datë, shpresojmë e urojmë se JO. Por heronjtë janë për vepra të mëdha thoshte edhe Bernard de Lonej, guvernator i Bastijës në këtë datë historike franceze.

Ndaj një datë do kemi dhe për “Bastijën” e PD-së!

Më saktë e di Saliu, se ai gjendet jashtë murëve dhe me sytë drejt “Kështjellës” ku ndodhet Luli, Grida, Gazi etj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit