Home KRYESORE Luiz Ejlli pj...

Luiz Ejlli pjesë e BBV3 në spektaklin e së shtunës

520
0

Luiz Ejlli sot është njeriu kryesor në fushën show mediatik. Ai u bë i famshëm nga BBV2.

Ledion Liço ka zbuluar se fituesi i edicionit të kaluar të BBV Luiz Ejlli do të jetë i pranishëm gjatë gjithë spektaklit të së shtunës.

Ai është shprehur se së fundmi është shumëpërfolur për pjesëmarrjen e Luizit në BBV3, dhe ky i fundit do të ndajë mendimet dhe opinionet e tij për situatat në shtëpi.

“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, cfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionit të kaluar të BBV2.

Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqëroj gjatë gjithë mbrëmjes” tha Ledion Liço.

Prezenca e tij në formatin e famshëm “Big Brother VIP” është përfolur prej kohësh. Ishte vet Luiz Ejlli që la të nënkuptohej për mediat se do të ishte ai “vëllai i vogël”, që do të gjykojë sipas opinioneve të tij, lojën e konkurrentëve që do të marrin pjesë në reality-show.

E mesa duket ky do të jetë roli i Luiz Ejlli në spektaklin e së shtunës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit