Home ShowBiz Luizi parashi...

Luizi parashikon 4 emrat që do të shkojnë në finale, përjashton Kiarën

5384
0

Luiz Ejlli ka thënë se 4 finalistët e Big Brother VIP janë ai vetë, Nita, Kristi dhe Dea. Këngëtari u shpreh se për këtë arsye, të tre i kërkon jashtë shtëpisë. Por ajo që bie në sy është emri i Kiarës, të cilën ai e përjashton si finaliste.

Këngëtari bëri edhe një përshkrim për secilin nga banorët, që ai i konsideron si finaliste te Big Brother VIP.

“Unë them se 4 finalistët janë, Luizi, Nita, Kristi dhe Dea.  Të tre që përmenda për këtë arsye i dua jashtë, tani i shoh edhe si lojtar e si publik. Nita përfaqëson Kosovën, pati fat, por fati pjesë e lojës është. Por, edhe ka mbajtur qëndrim, e meriton.

Dea, vajza që ishte inekzistente, por pastaj përdori mënyrat e veta… Por, vajzë qytetare, simpatike, familje artistësh, shumë e ndjeshme, i shkojnë lotët direkt dhe kjo godet te publiku.

Kristi i veçantë, nuk marrim vesh si hyri e si vazhdon… Ky djalë i veçantë në modelin po a për mirë e për keq.

Luizi luajti fort. Pra, katër personazhe me mënyra të ndryshme loje dhe secili ka rrugën e vet e nuk do të kenë pas komentet e publikut për rrugëtimin deri në finale”, tha Luiz Ejlli Live nga Shtëpia në “Top Albania Radio”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit