Home Sporti Luka Modric s...

Luka Modric surprizon vogëlushin që humbi prindërit në luftën e Ukrainës

49
0

Luka Modriç, përveç se është një futbollist i shkëlqyer, ka treguar se është gjithashtu edhe një njeri me zemër të madhe.

Mesfushori i Realit të Madridit ka bërë një surprizë të bukur dhe të veçantë për një djalosh 6-vjeçar, i cili humbi të dy prindërit e tij nga lufta në Ukrainë.

Një telefonatë speciale nga kapiteni i Kroacisë e surprizoi Iljan, i cili ndodhej me ish-mbrojtësin kroat dhe drejtorin sportiv të Shaktar Donjeskut, Darijo Srna.

Kjo telefonatë i solli buzëqeshjen vogëlushit.

Video u bë menjëherë virale në rrjet, duke marrë pëlqimin e mijëra adhuruesve të sportit dhe jo vetëm.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit