Home Sporti Lukaku kërkon...

Lukaku kërkon që të forcohet fushata kundër racizmit

51
0

Romelu Lukaku në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se gjunjëzimi para ndeshjeve nuk është i mjaftueshëm në luftën kundër racizmit. Sipas tij fushata duhet të bëhet pjesë edhe në kompanitë e rrjeteve sociale.

“Unë mendoj se mund të ndërmarrim aksione më të forta. Ne po përgjunjemi dhe të gjithë po e bëjnë, por në fund nuk po shohim rezultat. Mendoj se është koha të ulemi rreth tavolinës dhe të diskutojmë për këtë çështje, se si mund të reagojmë sa më mirë jo vetëm në futbollin e meshkujve, por edhe në atë të femrave. Mendoj se duhet të flasim me kompanitë që kanë pronësinë e rrjeteve sociale, për të bashkëpunuar në identifikimin e shfaqjeve raciste”, deklaroi Lukaku.

Platformat sociale si Facebook, Instagram dhe Tëitter po ndërmarrin aksione për të identifikuar në kohë dhe bllokuar fjalë a shprehje me përmbajtje raciste.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit