Home Aktualitet Lulzim Basha:...

Lulzim Basha: Berisha nuk mund të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Ai është i mbaruar! Unë kam 97 % mbështetje nga demokratët

1807
0

Sot Lulzim Basha doli në një konferencë shtypi ku në formë kishte të bënte me ndryshimet kushtetuese për Vettingun e politikanëve, por në thelb u mor me thirrjen e Berishës i cili nga Berati deklaroi se tani do të vendosin datën për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ish-lideri demokrat tha dje se janë mbledhur mbi 80 % e firmave të delegatëve.

Ndërsa Lulzim Basha sot sqaroi se nuk ka asnjë fuqi politike apo ligjore që Sali Berisha të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, bile shtoi se sot unë (Basha) kam 97% të demokratëve me vete!

Ja se çfarë tha Lulzim Basha ndër të tjera sot:

“Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele, në përpjekjen e tij për ta bërë partinë e tij bunker në hallet e tij personale, por demokratët kanë halle të tjera:, deklaroi Basha. Kuvendin do ta thërras për të vendosur për çështje statutore, por bunker nuk thërras dot. Cilido qoftë t’i drejtohet institucioni të partisë dhe jo bunkerit.” tha Basha.

Me pas Basha shtoi se sot jam i bindur 100 % bëra mirë që përjashtova Berishën. Kam vepruar mirë me të, se ai e do PD për hallet e veta personale.

“Të dëgjoj akuza nga goja e Sali Berishës apo disa pseudo-mbështetësve të tij, tregon se kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve, unë jam peng vetëm i perëndisë, vetëm i Zotit. Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por Sali Berishës jo. Për 3 muaj kam bere gjithçka, kam investuar gjithçka timen dhe jam ulur shumë herë me Sali Berishën, që të arrinim një zgjidhje që nuk dëmtonte atë dhe PD. Kam pritur, që siç kishte deklaruar vetë, që këtë betejë ta bënte pa përfshirë PD dhe grupin parlamentar. Kur këtë veprim nuk e konkretizoi, atëherë kam marrë vendimin, të vetmin vendim që ishte në favor të PD dhe shqiptarëve. Një person përpiqet të bëjë gjithçka për të marrë një parti të tërë peng vetëm për interesat e tij”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit