Home KRYESORE Lulzim Basha ...

Lulzim Basha insiston si Jorida Tabaku për emrin e Engjëll Agaçit

559
0

Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar. Kryedemokrati  është ndalur veçanërisht tek inceneratoret duke u shprehur se në një vend normal SPAK-u duhet të ishte nisur të arrestonin Agaçin. “Afera e inceneratorëve mbetet një çështje e rëndësishme dhe po nxjerr në dritë të dhëna të rëndësishme. Është e qartë që minimalisht me këto të dhëna, në një vend normal duhet të ishin nisur të arrestonin Agaçin”- ka thënë Basha sonte në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Edhe sot në komisionin hetimor parlamentar Jorida Tabaku insistoi ndaj dëshmitarëve që të dilte emri i Engjëll Agaçit, sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë që ai ka kontrolluar dhe menaxhuar gjithçka për inceneratorët.

Mësohet se janë disa emra VIP nga mazhoranca që po hetohen nga SPAK për këtë aferë. Ndërkohë PD e Bashës po luan të gjitha kartat kundër Engjëll Agaçit. Dyshimet janë se mos ndofta mazhoranca e ka shitur Agaçin për të shpëtuar figura të tjera politike të PS dhe kabinetit qeveritar. Kur mazhoranca parlamentare dhe PS shiten dhe hodhën në qelitë e burgut ish-ministrin Sajmir Tahirin, për të tjerët nuk ka ndonjë hezitim kur SPAK-u do të firmosë fletë arreste.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit