Home KRYESORE Lulzim Basha ...

Lulzim Basha raport të detajuar ambasadave për protestën e 8 janarit: Berisha sulmoi brutalisht selinë e PD

511
0

Lulzim Basha u ka dërguar një raport të detajuar ambasadave për ngjarjen e rëndë të dhunës që u ushtrua gjatë protestës së 8 janarit.

Në raportin prej 8 faqesh, Partia Demokratike përshkruan detajet e përplasjes para godinës së selisë blu.

Në këtë raportim zyrtar të PD-së theksohet se: “deputeti Sali Berisha sulmoi brutalisht dhe në mënyrë të paprecedentë selinë blu me qëllimin largimin me forcë të kryedemokratit Lulzim Basha”.

Po ashtu shtohet se: “Në video ngrihen dyshime për bashkëpunimin dhe rolin e Sali Berishës duke orkestruar këtë dhunë të paprecedentë në selinë blu. Berisha deklaron në media se nuk ka dhunë nga mbështetësit e tij, ndërsa filmohet nga ato bërë gjestin e dorës për t’u mbledhur para hyrjes kryesore dhe vetëm pak minuta më vonë turma sulmon në mënyrë të paprecedentë godinë duke thyer dyer e dritare”, thuhet në raportin e PD.

Ndër ngjarjet e rënda të protestës është dhe ajo e dhunës ndaj Roland Bejkos, sekretarit të PD-së për Pushtetin vendor, po ashtu dhe kërcënimet ndaj Enkeleld Alibeaj, nënkryetari i Kuvendit i cili u mor në mbrojtje nga Garda e Republikës.

“Një orë para nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Berisha, disa mbështetës të tij sulmuan fizikisht dhe verbalisht sekretarin e PD-së për Zhvillimin Vendor Roland Bejko, në prani të gjerë të mediave dhe kamerave. Gjithashtu nënkryetari i PD-së, deputeti Enkelejd Alibeaj ishte vënë nën mbrojtjen e Gardës Kombëtare pasi u sulmua dhe u kërcënua me jetë nga persona të mbledhur sot në protestën e thirrur nga Berisha”, thuhet ndër të tjera në raport.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit