Home Aktualitet Lulzim Basha:...

Lulzim Basha: “Trekëndëshi i Bermudës” po bën gjithçka që ta kthejë Shqipërinë në çiflig

64
0

Kryetari i shkarkuar i PD-së, Lulzim Basha, ka folur sërish në Kuvend për atë që ai e quan “trekëndëshi i Bermudës”, duke nënkuptuar Metën, Ramën e Berishën, për të cilin tha se “po bëjnë gjithcka, jo vetëm të mos frenojnë zbrazjen e Shqipërisë por ta zbarazin atë nga kushdo e cilido zë që u bën opozitë planeve të tyre të qarta si drita e diellit, shndërrimi i Shqipërisë në cifligun e tyre”.

“Kur mblidhesh në këtë sallë e shikon rendin e ditëss, thua lum si ne.

Kur kalojnë ligje për mbrojtjen e fëmijëve thua lum ky popull. Pastaj kur dëgjon c’ndodh cdo ditë në këtë vend, se si 400 mln euro janë zhvatur nga goja e fëmijëve shqiptarë nga një grusht qeveritarësh me në krye parafolësit, kupton sa hipokrite e kotë e pavlefshme është gjithcka që rrjedh përems votimit të një pakice të legjitimuar nga hajdutët e inceneratorëve, nga krimi organizuar, kapja e shtetit, arsyeja e vetme pse këta njerëz vijojnë të sundojnë.

Mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur tisi i një krize shumëplanëshe, në radhë të parë krizë ekonomike, kriza e humbjes së shpresës.

Arrestimi i ndryshimit nga konglomerati i pushtetarëve të korruptuar, përfaqësuesve të krimit të organizuar, oligarkisë ekonomike financiare e cila është bërë njësh në këtë trekëndësh, e nga ana tjetër interesat e një kaste të kalbur të vjetëruar 30 vjecare dhe një tjetër trekëndëshi që populi e njeh mirë si trekëndëshi i Bermudës po bëjnë gjithcka, jo vetëm mos frenojnë zbrazjen e Shqipërisë por ta zbarazin atë nga kushdo e ta heshtin nga cilido zë që u bën opozitë planeve të tyre të qarta si drita e diellit, shndërrimi i Shqipërisë si cifligun e tyre”, tha Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit