Home Aktualitet Ma*akra e Lus...

Ma*akra e Lushnjës, Laert Haxhiu rrezikon të mbyllet përjetësisht në qeli

22
0

Laert Haxhiu, kundërshtar i ish-kreut të bandës së Lushnjës rrezikon të mbyllet përjetësisht në qeli. SPAK kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të Haxhiut, nën akuzë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017 ku mbetën të vrarë 2 persona.

Zamir Latifi, mik i nipit të Aldo Bares, dhe Jurgen Hoxha u qëlluan me automatik në një lokal në qendër të Lushnjes, ndërsa pronari i lokalit dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht. Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar më herët bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Atentati e pati zanafillën në 25 shtator të vitit 2016, kohë kur u tentua të vritej, nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, ngjarje për të cilën Laert Haxhiu ishte i shpallur në kërkim, i dënuar me 18 vite burg në mungesë. Pikërisht gjatë kohës që i fshihej drejtësisë, Haxhiu vrau 2 persona.

6 vite pas masakrës, Haxhiu u arrestua në Greqi, në maj të 2023-shit. Gjykata e Apelit në Janinë i ka hapur rrugë ekstradimit të tij në Shqipëri, por 31-vjeçari lushnjar ka ende edhe një mundësi të fundit në shtetit grek për të kundërshtuar vendimin e ekstradimit në Gjykatën e Lartë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit