Home Aktualitet Mafia shqipta...

Mafia shqiptare, media greke: Po fiton luftën me krimin e organizuar

229
0

Media greke “To Vima” i ka kushtuar një artikull aktivitetit të organizatave kriminale që drejtohen nëpër burgje.

Sipas zyrtarëve të lartë të policisë greke përgjegjëse janë pesë bandat shqiptare që dyshohet se janë shkatërruar nëpër burgje në Greqinë Qendrore dhe Jugore, për sulmet e përgjakshme që po ndodhin muajt e fundit në Athinë. Në disa prej këtyre bandave ka raportime se janë përfshirë edhe oficerë policie”, shkruan To Vima.

“Vrasja e dyfishtë e dy shqiptarëve, pak ditë më parë, brenda një lokali plot me njerëz është një shembull i ri i qartë i rritjes, zgjerimit dhe demonstrimit të fuqisë së mafies shqiptare në vendin tonë”, vijon shkrimin media greke.

Janë aktive 15 organizata kriminale qendrore të vendit fqinj dhe “degët” e tyre, të cilat kanë lidhje me trafikun e kokainës me Ndrangheta dhe Kamorrën në Itali dhe me rrjete kriminale në Kolumbi, Marok, Santo Domingo, Spanjë dhe në vende të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit