Home Aktualitet Mafia shqipta...

Mafia shqiptare në Meksikë, media ”El Universal”: Po investojnë në kazino dhe baste

111
0

Pas shtypit në Angli, media e njohur meksikane “El Universal”, shkruan për shqiptarët. Sipas “El Universal”, ndihet gjithnjë e më shumë prezenca e shqiptarëve në Meksikë, ku po investojnë paratë e krimit në kazino e baste.

”Aktualisht mafia shqiptare ka prezencë në vendin tonë dhe është e lidhur me CS dhe CJNG për pastrim parash. Investimi i saj është i fokusuar, ndër aktivitete të tjera, në kazino dhe bastesh. Mafia shqiptare karakterizohet nga gjaknxehtësia dhe me përgatitje ushtarake, pozicioni i saj gjeografik është strategjik, ata dominojnë rrugën mijëravjeçare ballkanike”,-thuhet në artikull.

Autoritetet vendase shkruajnë se nuk duhet lejuar që këto grupe mafioze ndërkombëtare të vendosen në territor dhe të vazhdojnë të financojnë veprimtarinë kriminale të grupeve kriminale vendase, pasi në atë masë dhuna dhe krimi do të rritet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit